Opozita mbyll protestën, Noka: Sot ishte dita e parë e mosbindjes civile
Ka përfunduar pas tre orësh protesta kombëtare e opozitës.
Në një prononcim për mediat nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka u shpreh se sot ishte dita e parë e mosbindjes civile.
Noka nuk dha detaje po këmbënguli në kërkesën e PD për qeveri teknike.
Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti ne Tiranë, regjimin i narkos i tërbuar sot mori një mesazh, Mesazhi ishte, jepi zgjidhje kërkesës së qyqarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtetet nuk do te këtë paqe. Sot e kuptuan që beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz e dhunë.
I dhanë një leksion, që në do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Të formohet qeveria teknike. Sot startuan nga parlamenti në rrugë për çdo hap tjetër do ju njoftojmë. Do jemi në mosbindje civile. Sot janë duke u dridhur, janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve i ka kallur datën. Mobilim me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit. Nuk ndalohet as me gaz revolta e qytetarëve. Kjo është revolt, jo protestë, është hap i parë i mosbindjes civile. Faleminderit qytetarëve që iu bashkuan thirrjes sonë.