Aktualitet dhe Lajme

Opozita fle gjumë për Onkologjikun, Iljazaj: Si është e mundur që këto nuk i kthen në kauza të saj?!

Share

Pedagogu Ervis Iljazaj, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story, foli për skandalin e ndodhur në spitalin Onkologjik dhe reagimet e politikës.

Ai tha se ajo që e habit është fakti sesi opozita nuk arrin që këto skandale t’i kthejë në kauza të saj.

“Pushteti është patologjik, ndaj në vende të tjera kanë mandate të kufizuara dhe rrotacion.

Pyetja që ngrihet tjetër, është: si është e mundur që opozita shqiptare nuk fiton kapital politik nga gjithë këto skandale? I kujt është faji? I popullit? I opozitës vetë? Që nuk po e bën dot kauzë për disa arsye të vetat?

Fakti që kjo qeveri ka kaq shumë skandale dhe korrupsion, këtu është problemi i opozitës që nuk di të ristrukturohet dhe nuk di të bëjë kauza, ka kontradiksione të tjera.

Kjo bën që opozita duhet të reflektojë. Ky është fakti”, u shpreh ai.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button