Aktualitet dhe Lajme

Opozita fiton bindshëm zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan pranon humbjen

Share

Opozita i ka kthyer në një ditë feste zgjedhjet lokale në Turqi. Kandidatët e partisë opozitare CHP në Ankara dhe Stamboll shpallën fitoren me diferencë të thellë që në rrethin e parë nga kundërshtarët e tyre.

Kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, që i fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, pas 99,98% të votave të numëruara, fitoi me 51.09 % të votave ndaj rivalit të tij, biznesmenit dhe ish-ministrit të Mjedisit, Murat Kurumm, i cili mori 39,59%.

Erdogan dështon kështu për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit dhe u zgjodh kryebashkiak, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij në mandatin e tretë presidencial. Ai ka praniar humbjen duke thënë se ka fituar demokracia.

Ndërkohë, në Ankara rezultati është edhe më i thellë. Pas %99,93 të votave të numëruara, kryebashkiaku aktual i opozites Mesut Yavas shpalli fitoren me 60.35% te votave të fituara, kundrejt 31.69% sa ka marrë kandidati i partisë së Erdogan.

Opozita ndërkohë kryeson edhe në qytete të tjera të mëdha siç janë Izmir, Bursa dhe Antalia. Ndërsa partia e Erdogan korri më shumë sukses në qytetet e goditura nga tërmeti si Gaziantep dhe Kahramanmaras. Në këto zgjedhje debate kryesor ishte mbi inflacionin që në Turqi ka zhvlerësuar ndjeshëm monedhën kombëtare duke varfëruar qytetarët, me njerëzit që mbajtën Erdgan si përgjegjësin kryesor.

Yavas, kryebashkiaku i rizgjedhur në Ankara dhe kolegu i partisë së tij në Stamboll Imamoglu pritet të jenë pretendentët e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale të 2028-ës.

Sipas rezultateve aktuale, partia më e madhe opozitare CHP ka fituar 35 bashki, ndersa partia e presidentit Erodagn, AKP 24. Në total, opozita ka fituar 48 bashki, kundrejt 33 bashkive te fituara nga partite e koalicionit qeveritar ne pushtet. /albeu.com/




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button