OKB shton Izraelin në listën e shteteve dhe grupeve të armatosura që kanë kryer krime kundër fëmijëve
OKB -ja e ka shtuar Izraelin në listën globale të shteteve dhe grupeve të armatosura që kanë kryer krime kundër fëmijëve, sipas të dërguarit të vendit në organizatë, Gilad Erdan.
Izraeli iu bashkua listës për shkak të luftës tetë muajshe në Gaza, në të cilën më shumë se 13,000 fëmijë vlerësohet të jenë në mesin e 36,500 të vdekurve.
Lajmi vjen gjithashtu një ditë pasi Izraeli bombardoi një shkollë të OKB-së në Gazën qendrore, duke vrarë më shumë se 40 palestinezë, mes tyre 13 gra dhe fëmijë.
Megjithatë, sipas zyrtarëve të të drejtave të njeriut, raporti përmend edhe Hamasin për vrasjen dhe rrëmbimin e fëmijëve në sulmin e 7 tetorit në Izrael, ku u vranë afro 1200 izraelitë.
Raporti është shkruar nga Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura, Virginia Gamba, dhe synon të parandalojë dhunën ndaj fëmijëve, raporton Guardian.