“O Ervin, o hero…” – Salianji vetëdorëzohet në polici, do e vuajë burgun në Fieri
Pasi qëndroi pothuajse gjithë ditën në selinë e PD, Ervin Salianji deklaroi përpara mediave se po shkon të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të nisur kështu edhe dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Salianji deklaroi se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia, duke thënë se shpreson që të frymëzojë dhe qytetarët me këtë gjë.
“Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje banditeske për të më hequr lirinë.
Shpresoj që beteja ime të frymëzojë qytetarët. Ne jemi më të mirë se ta, ne vendosim sakrificën për të thënë të vërtetën, pasi ajo nuk ka çmim.
Nuk kam dashur protestë para drejtorisë së policisë ku po shkoj të vetëdorëzohem.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, tha Salianji.
Ai do e vuajë burgun në Fier.
Huazuar nga skaproblem.al