Aktualitet dhe Lajme
Nuk ndalet Manaj në Air Albania, shënon golin e dytë për kombëtaren

Shqipëria shënon golin e dytë përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj.
Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë.
Kaq ka mjaftuar, që të shpërthejë fesat në shkallët e stadiumit. Po ashtu dhe goli i dytë mban firmën e Rey Manaj, pas një zbritjeje fantastike të Armando Brojës, i cili shërbeu për 2:0.