Aktualitet dhe Lajme
Nuk ka më dilema, ja ndarjet e plota të grupeve të Europianit pas 3 biletave të fundit
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/europ-780x470.jpg)
Polonia, Gjeorgjia dhe Ukraina ishin 3 biletat e “play-off”-it që kompletuan grupet e Europianit mbrëmjen e sotme.
Tashmë nuk ka më dilema, teksa pritet vetëm starti emocionues. Për sa i përket ndarjes së grupeve, Polonia është pjesë e Grupit D së bashku me Hollandën, Austrinë dhe Francën.
Gjeorgjia është pozicionuar në Grupin F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë, ndërsa Ukraina është në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2024/03/europe1-718x1024.jpg)
Huazuar nga StartNews.