Aktualitet dhe Lajme
‘Nuk e kisha menduar’/ Krisa: Jam takuar me miqtë që kanë qenë në klub me Loredanën

Krisa Çaushi ka komentuar sërish deklaratën e Loredanës, e cila ka thënë se Tiri flirtoi me të teksa ndodheshin në një club.
Ajo thotë se ka pasur mundësinë që të takohej me miqtë e përbashkët që Loredana tha se ndodheshin në tavolinë, por nuk ka zbuluar më shumë detaje.
Reagimi i plotë i Krisës:
“Në një vit bashkë dhe kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese.
Të gjithë ju që më keni shkruar ja u përsëris jam shumë mirë dhe po e shikoj me vëmendje Tirin këto ditë për të kuptuar më shumë deklaratën e tij.
Nga ana tjetër kam takuar dhe miqtë e përbashkët që kanë qenë në klub me Loredanën atë natë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori”.