“Nuk bëj lobim!” Heqja e statusit “non grata” ndaj Berishës? LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivitia komentoi foli për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA. LaCivita theksoi në emisionin “Top Story” se ai nuk lobon. Strategu shtoi se në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken, sipas tij, dha statusin Non grata, në Amerikë këtë e quajnë ndërhyrje në zgjedhje.
“Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.
Fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar”, tha ai.