fbpx
Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Një Dibër me halle…!

Share

Bora rëndon situatën/ Qarku i Dibrës në errësirë, rrugët rurale pothuajse të gjitha të pakalueshme

I gjithë qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të dendura dëbore që kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës në disa zona ka arritur nga 30-60 cm dëborë, ndërsa në zonat e thella trashësia e dëborës arrin edhe më shumë.

Në bashkinë e Dibrës, është bllokuar njësia Administrative, Selishtë, Lurë, e Luzni, rrugët e fshatrave dhe qendrave administrative, si Kala e Dodës, Sllovë, Zalldardhë, Reçm Kastriot e Melan.

Në bashkinë e Bulqizës, të bllokuar, janë njësitë Trebisht, Ostren, Gjorica, Fushe Bulqizë, Shupenzë e Martanesh.

Bashkia Klos ka të bllokuar rrugët e fshatrave në Xibër.

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, ka mungesë të energjisë në Kala e Dodës, Sllovë, Fushe Çidhën, Selishte, Lurë, Reç e Muhurr  dhe pjesërishtë qyteti Peshkopi, bashkia Dibër, si dhe Trebishtë, Ostren, Gjorice, Shupenzë, Fushë Bulqizë e qyteti Bulqizë.

Source Link ABC News Albania

Back to top button