Aktualitet dhe Lajme

Nis pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë përgjatë 13 të martave

Share

E marta e 19-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën franceskane të “Shna Ndoit” në qytetin e Laçit.

Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë kalotikë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.

Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta, thonë pelegrinët, ndaj lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare.

“Unë lutem për gjithkënd. Prej Kosove jam çuar apostafat”

Nga Tirana. Lutem për fëmijët, për dashamirësit e njerëzimin. Kam shumë besim.

Lutem për fëmijët. Vend i bekuar, na ka ndihmuar, për gjithçka i jemi lutur na ka dal në krah.

Vijmë shpesh, përderisa vijmë këtu kam besim. Kam parë njerëz që kanë ardhur në barela dhe janë kthyer në këmbë. Lutem për gjithë njerëzit e mi, mbarë ia bëftë gjithë popullit shqiptar kisha e Laçit”, thonë besimtarët.

Pelegrinët çdo të martë i drejtohen Kishës së Shna Ndoit deri më 13 qershor, ditën ku kulmon festa fetare. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit është hartuar një plan masash nga Policia në bashkëpunim me Bashkinë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button