Nis mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi, Vokshi-Ndrecës: Të lutem mbylle
Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, demokratët nuk kanë humbur kohë duke thirrur komisionin hetimor.
Ashtu siç ishte përcaktuar, ka nisur mbledhja, por me shumë zhurma nga të pranishmit.
Deputetja Albana Vokshi, është ajo që do të drejtojë komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up.
mbledhja nisi nën drejtimin e deputetes opozitare Albana Vokshi, ashtu siç dhe pritje kjo mbledhje ka nisur me debate mes saj dhe socialistëve në Komision.
Ndërhyrja për procedurë e deputetit Plarent Ndreca, ka shkaktuar nervozizmin e demokrates Vokshi.
“Të lutem… MBYLLE!”, – iu drejtua Vokshi Ndrecës.
OBJEKTI I HETIMIT
Shërbimi publik për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin” janë dy çështjet kryesore që do të diskutohen, për të cilat opozita akuzon se janë manipuluar kostot financiare.
Komisioni do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ku 7 janë nga rithemelimi dhe 8 nga partia socialiste.
Pas Albana Vokshit, numri dy i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Plarent Ndreca, ndërsa afati kohor për hetimin parlamentar do të jetë 4 muaj që prej ngritjes së tij
Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni hetimor u depozitua në 25 shtator të vitit 2023 me firmat e 45 deputetëve nga opozita.
Ajo u rrëzua nga mazhoranca me pretendimin se kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe nuk nevojitet një hetim politik.
Nga ana tjetër, në kërkesën e parë të PD, ishin parimisht 4 koncensione që kërkoheshin për hetim, përfshirë shërbimin e hemodializës dhe laboratorët mjekësore. Por në kërkesën e dytë, këto nuk u përfshinë.