Aktualitet dhe Lajme

Ngjela: “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, një vlerë artistike e Kadaresë kundër regjimit

Share

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Top Talk, foli për Ismail Kadarenë, shkrimtarin e madh shqiptar që u nda nga jeta më 1 korrik.

Ngjela tregon për një kririk anglo-sakson, i cili e ka cilësuar veprën e madhe të tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” si një vlerë artistike kundër regjimit.

Çfarë ishte për ty Ismail Kadare?

Ngjela: Ai është figurë botërore, të them unë ç’ishte për mua. Por ju më nderoni. Ne na habiti kur befas u botua “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” në Paris.

Si diskutohej Kadare?

Ngjela: E goditi kritika e madhe anglo-saksone. Kritiku i madh ka thënë ‘Pse lodheni kot? Pse flasim kot? Ai është regjim komunist dhe mjeran. Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë të madhe artistike është kundër regjimit’. Perlë. Një regjim i shëmtuar me një kryevepër arti, ne se kapëm dot, e kapi ai. Tha ‘fakti që vepra letrare “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ka vlera artistike është kundër regjimit’. Ne këtë e përdorëm edhe te romani i tij “Dimri i Vetmisë së Madhe”, për të cilën desh e arrestuan.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button