fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Ngjarje tronditëse/ Shqiptarja në Itali plagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre! Nënë e bijë në gjendje kritike për jetën

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.

Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.

Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button