Aktualitet dhe Lajme

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit

Share

Infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se ndaj 36-vjeçarit Metjan Muço rëndon akuza për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Rasti u trajtua nga emisioni “Stop”, ku në bazë të pamjeve filmike është bërë edhe verifikimi nga ana e policisë. Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncoi infermierin dhe u shpreh se ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë. Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime. Vajza e tronditur është çuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button