Aktualitet dhe Lajme

Nga restorantet, te mallrat luksoze! Zbulohet grupi italo-shqiptar që pastronte paratë në qendër të Firences

Share

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal të cilët dyshohet se prodhonin e shisnin lëndë narkotike, si dhe pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle në katër qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë, ku në bashkëpunim me Eurojust kanë arritur të zbulojnë një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

“SPAK ka regjistruar procedim penal për hetimin e një organizate kriminele në kuadër të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe pastrimit të parave. Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenze, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë, në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë.

Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thuhet në njoftim.

Mediet italiane raportojnë se paratë e pista të grupit kriminal, janë investuar në biznese dhe janë riinvestuar më pas nga të dyshuarit në mallra luksoze.

Të dyshuarit arritën brenda 10 vitesh, konkretisht nga viti 2012 deri në 2022 të blinin rreth 20 restorante.

Dhe pikërisht nga viti  2022, do të fillonte praktika e moslëshimit të faturave për t’i derdhur më pas paratë e përfituara në drejtim të ” fondit të përbashkët ” që përdoren si për të fituar aktivitete të tjera ashtu edhe për të paguar punonjësit, mallrat ekstra luksoze dhe aksionet e Ischia, qoftë edhe në mënyrë të paligjshme, duke u konsideruar nga autoritetet shqiptrare e italiane si “përvetësim i rëndë”.

Janë një sërë restorantesh e biznesesh të tjera të cilat janë objekt hetimi, dhe shumica e të cilave është në pronësi të shqiptarëve, sikurse janë: Osteria del Proconsolo, Il Cavallino, tre restorante Gustavino, Locanda Fiorentina, Trattoria Giovanni, Lo Scudo, La Bistecca-Osteria Fiorentina, Braceria dei Tre Amici, Trattoria Ponte Vecchio, Osteria del Piorez Ristoroia, , Ristorante Caffè Pitti” (tani ‘Trattoria de Pitti’), Orcagna, Osteria Antico Bottaio, Osteria Lungarno, Sasso di Dante, Bar/Restorant Santa Maria Novella, Casa del Vin Santo, Osteria da Caterina, Muzeu i biftekut, Lo Snatino di Pesce , Osteria San Fiorenzo, Caffè della Galleria, Borgo Saccardi, Tre Pepi, Osteria le Pietre Bisteccheria, La Tenda Rossa, Cimatori 30 Osteria, Il Caminetto, Palapa.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button