Nga burgu në arrest shtëpie, vendimi i GJKKO për Xhelal Rrajën, vëllanë e ish-deputetit të PS. Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares depoziton kërkesën

Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke vendosur lirimin e tij nga burgu dhe kalimin në masën “arrest shtëpie”.

Xhelal Rraja ishte arrestuar më 10 korrik 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”, pasi ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” për akuzat e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes.

Sipas vendimit të gjykatës, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe i ndalohet komunikimi me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Xhelal Rraja me datë 17.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit të vendimit Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, miratuar me vendimin Nr. 78, datë 12.07.2024 të kësaj Gjykate dhe caktimin e masës së sigurimit atë të “Detyrimit për t’u paraqitur pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore”, për këtë shtetas”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në ****, Njësia Administrative ****, ****.

4. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të personave që bashkëjetojnë me të.

5. Zbatimi dhe mbikqyrja e vazhdueshme e kësaj mase sigurimi të bëhet nga Komisariati i Policisë që mbulon vendbanimin e tij.

6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Xhelal Rraja, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, depoziton kërkesën në GJKKO

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Kujtojmë se në seancën e fundit që u mbajt para dy ditësh në GJKKO, Veliaj përmes mbrojtjes së tij ka deklaruar se ‘procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.’

Qe prej muajit shkurt të vitit të kaluar, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim.


Start News

Reklama
Back to top button