Aktualitet dhe Lajme
Netanyahu takon familjarët e pengjeve: Po bëhen përpjekje reale për t’i kthyer në shtëpi, por është ende shumë herët
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2023/12/2023-05-23T172616Z_859316262_RC2H41AYNVB2_RTRMADP_3_ISRAEL-POLITICS-NETANYAHU-1699596958-752x440-1.jpg)
Një “përpjekje e vërtetë” po bëhet për të kthyer pengjet e mbajtur në Gaza, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur me familjet e tyre, Netanyahu tha: “Është shumë herët të thuhet se si do të ndodhë, por po bëhen përpjekje në këto ditë, në këto momente, pikërisht në këto orë.”
Kujtojmë se dje, Netanyahu përsëriti zotimin e tij për të mos tërhequr trupat nga Gaza deri në “fitoren totale” dhe kthimin e pengjeve.
Ai është zotuar vazhdimisht se do të vazhdojë luftën derisa Izraeli të shkatërrojë Hamasin, por gjithashtu mbetet nën presionin e SHBA-së për të planifikuar një rrugëdalje nga lufta.