Netanyahu i përgjigjet Macronit: Promovimi i një shteti palestinez është një gabim serioz!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti francez, Emmanuel Macron po bën një gabim serioz duke promovuar idenë e një shteti palestinez. Netanyahu më tek dënoi sjelljen e djalit të tij, Yair i cili ofendoi presidentin francez në X.
“Presidenti Macron po bën një gabim të rëndë duke vazhduar të promovojë idenë e një shteti palestinez në qendër të tokës sonë, një shtet, aspirata e vetme e të cilit është shkatërrimi i Izraelit”, shkroi Netanyahu në platformën e mediave sociale X, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të shtetit francez.
Kryeministri izraelit tha se djali i tij si çdo qytetar ka të drejtën e mendimit të tij personal por shtoi se toni i përgjigjes ndaj postimit të presidentit Macron është i papranueshëm për të. Ai tha se masakra e kryer kundër hebrenjve që nga Holokausti, gjë që tregon qëndrimin e tyre të vërtetë ndaj shtetit hebre.
“Ne nuk do të rrezikojmë ekzistencën tonë për shkak të iluzioneve që nuk janë të lidhura me realitetin dhe nuk do të pranojmë predikime morale për krijimin e një shteti palestinez që do të rrezikonte ekzistencën e Izraelit, nga ata që kundërshtojnë pavarësinë e Korsikës, Kaledonisë së Re, Guinesë Franceze dhe territoreve të tjera, pavarësia e të cilëve nuk do të rrezikonte Francën”, shkroi ai.
Emmanuel Macron njoftoi më 9 prill se vendi i tij mund të njohë një shtet palestinez “në qershor”, me rastin e konferencës që ai do të bashkëkryesojë me Arabinë Saudite, në Nju Jork.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe për këtë arsye, në muajt e ardhshëm do ta bëjmë këtë. Qëllimi ynë është diku në qershor, kur ne, me Arabinë Saudite, do të kryesojmë këtë konferencë (për Palestinën) ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga shumë njerëz”, shtoi ai.