Aktualitet dhe Lajme

Nesër shi dhe shtërngata ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë

Share

Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra do të ketë reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Ndërkohë, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

The post Nesër shi dhe shtërngata ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button