Aktualitet dhe Lajme

Në testamentin e ish-lojtarit të Anglisë, Francis, ka një surprizë për fëmijët: asgjë për ta nga 2 milionë euro pasuri

Share

Trevor Francis ishte një sulmues i madh i viteve ’70, ’80 dhe ’90, me dy Kupa të Kampionëve të fituara me fanellën e Nottingham Forrest. Nuk mungojnë edhe trofetë e tjerë në kabinetin e tij, ndër të cilat spikat Kupa e Italisë e fituar në ’84/’85 me Sampdorian.

Në moshën 69-vjeçare, korrikun e kaluar, ish-lojtari i kombëtares angleze ndërroi jetë nga një atak në zemër në Marbella të Spanjës. E tani, ditët e fundit, tabloidi britanik The Sun ka zbuluar përmbajtjen e testamentit të tij. Brenda, një surprizë e hidhur për trashëgimtarët e tij natyralë, dy djemtë e tij…

TESTAMENTI I FRANCIS LË FËMIJËT PA GJË

Francis la një trashëgimi prej mbi dy milionë euro mes parave, sende të çmuara dhe pasuri, por as një cent nga e gjithë kjo nuk do të shkojë për dy djemtë e tij, James dhe Mattheë. Marrëdhënia mes tyre ishte praktikisht zero dhe ish-sulmuesi e ka shkruar qartë në testamentin e tij të hartuar në vitin 2019: “Dëshiroj të sqaroj në këtë testament se nuk i kam përfshirë fëmijët e mi si përfitues për faktin se u larguam për shkak të mosmarrëveshjeve familjare në muajt e fundit. Asnjë nga fëmijët e mi nuk është i varur financiarisht nga unë”.

Pasuria e Francis do t’i shkojë vëllait të tij Ian dhe motrës Carolyn: pasuria e tij në Mbretërinë e Bashkuar do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa pasuria e tij në Spanjë do të ndahet veçmas. Ish-lojtari i Sampdorias (dhe gjithashtu Atalanta, për një sezon), kishte humbur gruan e tij në 2021 nga kanceri i gjirit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button