Aktualitet dhe Lajme

Në kërkim për çështjen e inceneratorëve, SPAK zgjat me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetaj

Share

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit është i shpallur në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023, për çështjen e inceneratorëve. Mësohet se afatet hetimore përfundonin në datë 21 qershor, ndërkohë që verifikimet e tjera që po kryen struktura e posaçme kanë bërë që dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, t’i zgjasin me tre muaj afatet.

Dosja pritet të dërgohet në gjykatë në muajin shtator dhe zgjatja e hetimeve i është komunikuar avokatëve mbrojtës të Arben Ahmetaj. Më 24 korrik të vitit të shkuar, SPAK shpalli zyrtarisht në kërkim ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, duke ngritur ndaj tij tre akuza, “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin mars të këtij viti, SPAK i komunikoi ish-ministrit të financave akuzat, përmes avokatëve të tij. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button