Aktualitet dhe Lajme

Ndeshjet e grupit të Shqipërisë lumturojnë tre gjigandë. Anglia, Franca dhe Holanda kualifikohen pa luajtur

Share

Ndeshjet e sotme të Grupit B të Shqipërisë kanë dekretuar edhe kualifikimin e Italisë në vendin e dytë të këtij grupi, përveç atij të Spanjës që e kishte siguruar që më ndeshjet e dyta.

Por paralelisht me të kaltrit, kanë gëzuar edhe tre skuadra të tjera paralelisht. Anglia, Franca dhe Holanda i janë gëzuar renditjes përfundimtare në grupin tonë, pasi i ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër.

Falë renditjes së grupit ku Kroacia nuk ka më shumë se 2 pikë, të tre këto përfaqësuese e kanë të sigurt se do të mbyllin grupin e tyre të paktën në vendin e tretë sido që të ndahen ndeshjet e fundit si dhe do të kualifikohen mes të tretave më të mira.

Kështu, për to ndeshjet e fundit do të jenë vetëm për të mësuar se cilin pozicion do të kenë brenda grupit përkatës pa stresin e kualifikimit.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button