Aktualitet dhe Lajme

Ndërron jetë Enver Sulejmani, punëtor shumëvjeçar i futbollit

Share

Shuhet Enver Sulejmani. Në mënyrë të papritur, mëngjesin e të shtunës pushoi së rahuri zemra e njeriut që gjithë jetën ia kushtoi futbollit.

I ndjeri do të mbahet mend gjatë kohë për ngritjet e themeleve të Shkëndijës së Tetovës në vitet e 90-ta, e më pas edhe si kontribues te klubi tjetër tetovar, KF Renova, që fitonte kampionatin dhe Kupën, ndërsa nga viti 2013 si shqiptari i parë që luante rolin e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ku qëndroi deri në pension.

Mirëpo pavarësisht këtij fakti, dashuria e madhe për futbollin bëri, që Enver Sulejmani së fundmi të kyçet sërish në futboll, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e Voska Sport në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, e ku si shpërblim nga drejtuesit e kësaj skuadre, i njëjti nga muaji tetor edhe zyrtarisht morri detyrën e Drejtorit Sportiv te skuadra shqiptare nga Ohri.

Advertisements

Duke ditur angazhimin dhe impaktin e tij në futboll tashmë disa dekada, ikja e Enver Sulejmanit paraqet humbje të madhe për futbollin vendor dhe jo vetëm.

Gazeta KOHA shpreh ngushëllime fillimisht familjes së tij të afërt, miqve, por edhe gjithë komunitetit sportiv në vend













Huazuar nga Koha.mk

Back to top button