Aktualitet dhe Lajme

Ndarja nga jeta e Lili Cingut, Presidenti Begaj: Do mbahet mend si ikona e valles shqipe

Share

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të “mbretëreshës” së valles shqiptare, Liljana Cingu.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Cingu do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.

“Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe”, shkruan Begaj.

Më herët për ndarjen nga jeta të Cingut reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ajo ka lënë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Liljana Cingu ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button