Ndarja nga jeta e ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, nisin homazhet në nder të aktores Margarita Xhepa në TKOB

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.
Trupi i aktores së madhe ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa kanë nisur homazhet.
Nga pamjet e siguruar nga Top Channel, shihen familjarët, miq, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë që marrin pjesë në homazhe,
Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
veçanërisht nënës që sakrifikon çdo gjë për fëmijët.
Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
Margarita Xhepa, lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.