Aktualitet dhe Lajme

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

Share

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare, këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini.

Këngëtari ka humbur betejën me një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve.

Familja Nuredini dhe miqtë e tij kanë njoftuar lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të papritur.

Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme.

Në karrierën e tij artistike, Nevruz Nuredini ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen, ”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë, herë dhe keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button