Aktualitet dhe Lajme

Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

Share

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh tashmë.

Dëborë e dendur, erëra të acarta dhe temperatura që këtë fundjavë pritet të bien deri në minus 45 gradë Celsius do të pushtojnë disa zona.

Mbi 200 mijë persona janë pa energji elektrike pas ndërprerjes së energjisë, si nga mbingarkesa e rrjetit, ashtu edhe nga shkëputja e linajve të përcjelljes nga erërat e forta. Më problematike situata është në Miçigan e Uiskonsin, ku niveli i dëborës është më shumë se çerek metri.

Mbi 2 mijë fluturime janë auluar deri më tani, shumica në Çikago. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa vështirësi nga ngricat ka në disa autostrada. Kushtet ekstreme të motit prekin më shumë se 1/5 e popullsisë.

Acari ka bërë që kandidatët republikanë të anulojnë disa takime elektorale për zgjedhjet paraprake. Të hënën, në Ajova zhvillohet i pari votim paraprak i republikanëve për të zgjedhur kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Presidencialet e Nëntorit. Moti mund të ndikojë në rënien e pjesëmarrjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button