Aktualitet dhe Lajme

Moti i keq në Leskovik/ Era e fortë shkul pemët, probleme edhe me furnizimin me energji elektrike

Share

Qyteti i Leskovikut është përfshirë nga ndryshimet e motit ndërsa reshje të dendura shiu kanë sjellë problemet e para. Qyteti u përfshi nga reshje shiu dhe breshëri të shoqëruara me erë të fortë ku brenda pak minutash janë rrëzuar disa pemë.

Nga ka patur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme serioze materiale në banesa apo mjete private. Grupet e OSHEE kane nisur punën për riparimin e defekteve.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button