Aktualitet dhe Lajme

Mos udhëtoni më shpejt se jeta/ Me 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, Rrugorja ndëshkon shoferët

Share

Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë dhe zbritje deri në 8 pikë nga leja e drejtimit, pasi kanë qarkulluar me shpejtësi tej normave në aksin Durrës-Tiranë.

Në këtë aks, shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 90 km/h, por dy drejtuesit janë konstatuar duke lëvizur gati me dyfishin e kësaj shpejtësie të lejuar.

Njëri prej tyre, po udhëtonte në këtë aks me 171 km/h dhe tjetri me 181 km/h.

Policia Rrugore, u bën apel drejtuesve të mjeteve që t’i thonë ‘Stop shpejtësisë’ dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Mos udhëtoni më shpejt se jeta! 171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.

Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Stop shpejtësisë! Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës! Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton Policia Rrugore.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button