PërditshmëriPolitikëShqipëria

Momenti i veçantë para Kuvendit, gruaja puth Sali Berishën: Jam shumë i prekur! (VIDEO)

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë kundër Lulzim Bashës dhe Ambasadës Amerikane duke shkuar sot në Kuvend.

Dhjetrra njerëz janë mbledhur në hyrje të Kuvendit të cilët kanë sharë dhe kritikuar rëndë Bashën dhe përqafuar e brohoritur në mbështetje të Berishës.

Ndërkohë që Berisha po dilte nga Kuvendi, aty ku u ul larg grupit parlametar të PD, Berisha është puthur nga një mbështetëse.

Mbështetja në fjalë është afruar drejt Berishës dhe e ka puthur atë në faqe.

Ndërkohë që ish-kryeministri nga ana tjetër u shpreh se ishte shumë i prekur nga të gjithë qytetarët që kishin dalë për ta mbështetur.

“Faleminderit shumë. Jam shumë i prekur”, tha Berisha.  /albeu.com/

Artikuj të ngjashëm

Back to top button