Aktualitet dhe Lajme

Momenti i frikshëm kur shembet ndërtesa në Stamboll, disa njerëz nën rrënoja (VIDEO)

Share

Një ndërtesë trekatëshe në Stamboll u shemb këtë të diel për arsye që ende nuk dihen. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit.

Autoritetet kanë nisur një operacion shpëtimi pasi është raportuar se ka njerëz që janë bllokuar nën rrënoja. Deri më tani është mundur të komunikohet me një person nën rrënoja.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar. Teksa ndërtesa shembej, rrënojat kanë rënë edhe tek një autobus i transportit publik që po kalonte aty në atë moment. Ndërkohë një prej personave ka arritur të dalë vetë nga rrënojat.

“Ndërtesa u shemb herët në mëngjes. Ndjemë një dridhje të lehtë, më pas u shemb. Qëndrova pas krevatit dhe dollapit. Më pas dola vetë. Disa nga njerëzit që rrinë lart dolën po ashtu. Disa ngelën nën rrënoja. Kam lëndime në duar dhe këmbë. Fqinjët më dhanë rroba dhe i vesha”, tha Korkut Yilmaz.

Gjithsej janë shpëtuar 7 persona të cilët janë dërguar në spital. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë viktimë.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button