Aktualitet dhe Lajme
Momente romantike mes Dijonis Bibës dhe Baby G në Ferma VIP – shfaqen të afërt me njëri-tjetrin
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/06/collage-1-3-780x439-1.jpg)
Duket se një çift i ri po krijohet në spektaklin tashmë të njohur, Ferma VIP Albania.
Bëhet fjalë për influencuesin Dijonis Biba dhe këngëtaren shqiptare, Baby G.
Dyshja duket se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, gjë që është vënë re çdo ditë e më shumë.
Ata shfaqen të afërt dhe mes tyre nuk mungojnë as batutat e puthjet dhe përqafimet.
“E dua aromën tënde”, u shpreh së fundmi ylli i TikTok-ut ndaj artistes nga Kukësi.