fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Molotovë pranë gazetarëve në protestën e Rithemelimit, AMA: E papranueshme! Të ndiqet ligjërisht çdo akt që sulmon e rrezikon ekipet e medias

Share

Të papranushëm e quan Autoriteti i Mediave Audiovizive incidentin e ndodhur sot në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, ku pranë gazetarëve u hodh molotov duke rrezikuar jetën e tyre.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov). Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut”, thuhet në reagim.

AMA u kërkon autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

“Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve.  Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës”, deklaron AMA./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button