Aktualitet dhe Lajme

Misteri që mbulon vdekjen e Jani Rustemit, familjarët: Morëm vesh se ishte në koma pas 12 ditësh

Share

Ka folur për mediet, kunati i Jani Rustemit, Lulzim Mehmetaj. Jani Rustemi, i cili u arrestua një muaj më parë në Tiranë pasi akuzohej për vjedhje tapetesh, ndërroi jetë tre ditë mëparë ( 20 maj) në QSUT, ku ndodhej në gjendje kome prej 19 prillit.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill. Kunati i Rustemi kaf ajësuar shtetin për vdekjen e të riut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj se për shtrimin në spital të Rustemit kanë marrë vesh 12 ditë pas.

Ai tregoi se biseda e fundit që kanë pasur me Rustemin ka qenë dy ditë pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

“Djali është arrestuar që me datë 12, ne kemi marrë vesh pas 12 ditësh e kemi marrë vesh që është në koma. Dy ditë pas arrestimit na kanë marrë në telefon e na kanë thënë që t’i çojmë pasaportën e Janit. Djali është arrestuar se kishte marrë një tapet e një palë atlete. Na erdhën për kontroll dhe fjala e parë që na thanë ishte a ka sjellë Jani një palë atlete e një tapet. Vjehrra doli jashtë e i tha Janit “Ça bëre”. Ai uli kokën e më pas e ka marrë policia. Jani nuk ka pas pir heroinë, pinte hashash dhe kokainë kur kishte mundësinë. Ne fajësojmë shtetin.
Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Komunikimi i fundit me Janin ka qenë vetëm dy ditë pas arrestimit, që ka kërkuar rrobat. Nuk kishim dijeni për seancën që është zhvilluar e asgjë. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital”, tha ai.

Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.

Rasti i Jani Rustemit, të riut që mbylli sytë dje, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga arrestimi i tij, u bë publik nga mediat. Ishte nëna e tij që mori guximin të bënte denoncimin në emisionin ‘uniko’ duke treguar se i biri, 28 vjeç dhe baba i dy fëmijëve ishte në gjendje shumë mirë para se të arrestohej nga policia.

Rustemi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte vjedhur një tapet e një palë atlete dhe efektivët e vunë në pranga më datë 13 prill. Por, vetëm një ditë më pas, 28-vjeçari që ndodhej në qelitë e paraburgimit tek ‘302’-shi në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë, u ndje keq. Ai shfaqi probleme shëndetësore, por pavarësisht gjendjes së tij, Rustemi doli para gjykatës dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Policia ndërkohë nuk kishte bërë asnjë reagim! Më datë 17, gjendja e Rustemit u rëndua sërish dhe ai u shtrua në spital. Tre ditë më vonë, nëna e tij bëri një kallëzim dhe ngriti pretendimin se djali i saj ishte keqtrajtuar nga efektivët e policisë. Autoritetet vijonin të heshtnin, duke mos nxjerrë asnjë njoftim rutinë për rastin në fjalë, deri në momentin që nëna e Rustemit me videon ku shihej i biri që dergjej në shtratin e spitalit, iu drejtua mediave.

Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi./albeu.com/

Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button