Aktualitet dhe Lajme

Mirlind Daku vijon të jetë i dëmtuar, sulmuesi do të operohet

Share

Qendërsulmuesi Mirlind Daku i mungoi Rubin Kazanit të dielën mbrëma në disfatën e thellë 4:0 nga Zeniti, në ndeshjen që i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit rus.

Trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, ka folur për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të Shqipërisë. Ai deklaroi se Daku do të ketë nevojë të operohet ndërsa nuk është bërë e ditur ende saktësisht se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Lëndimi është shumë i pakëndshëm. Unë mendoj se Daku do të ketë nevojë për një operacion të vogël. Mungesa e Dakut vërehet në skuadër”, ka thënë Rakhimov, shkruajnë të hënën mediat ruse.

27-vjeçari Daku i mungoi edhe Shqipërisë në ndeshjet nga Anglisë dhe ndaj Andorrës që u zhvilluan këtë muaj e që ishin të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm.

Daku është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë edicion. Ai ka kontribuar me 11 gola dhe gjashtë asistime.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button