Aktualitet dhe Lajme

Ministrja e “neveritur” e Shëndetësisë që nuk e dinte se kjo gjë ndodhte me vite te Onkologjiku!

Share

Shqipëria është “tronditur” sot nga skandali i zbuluar në Spitalin Onkologjik në QSUT ku mjekët abuzonin me pacientët, duke iu vonuar ilacet, shituar ato apo dërguar për trajtim në klinikën e tyre private, transmeton Albeu.com.

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria, me dekada është dëshmitare e skemave të ngjashme abuzuese të mjekëve në spitalet shtetërore, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu duket e habitur nga ajo që i kanë dëgjuar veshët e i kanë parë sytë sot.

Madje ajo ka deklaruar se është e neveritur nga e gjithë kjo histori, duke e konsideruar këtë ngjarje “të paprecedentë”, ndërkohë që të gjithë e dinë se në fakt ajo që ështe zbuluar sot, është një praktikë e zbatuar me vite (dhe jo vetëm te Onkologjiku), dhe këtë e kanë vuajtur pa përjashtim të gjithë pacientët dhe të afërmit e tyre, por e dinë edhe të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe ministrat.

Në deklaratën e shkurtët për mediat, ministrja Koçiu pasi shpreh neverinë për atë që ka ndodhur ne dikasterin që ajo drejton, nuk ka harruar edhe të shtojë “se personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit”, ndërkohë nuk ka dhënë asnjë detaj se përse ajo dhe institucioni që ajo drejton, nuk kanë parandaluar apo nuk kanë zbuluar vet këto skema, por mjaftohet të bëj deklarata mbështetëse për Drejtësinë, pasi këto skema denoncohen në prokurori nga qytetarët. /albeu.com/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button