Aktualitet dhe Lajme

Mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanyahut, thirrje për dorëheqjen e tij: Po sakrifikon pengjet (VIDEO)

Share

Mijëra izraelitë dolën sot në rrugët e qyteteve izraelite për të protestuar kundër qeverisë së ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në Tel Aviv, protestuesit kërkuan zgjedhje të parakohshme si dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza. Demonstrata u mbajtën edhe në qytete të tjera, si Jerusalem dhe Haifa.

Një grua që u mor peng dhe u lirua si pjesë e një marrëveshjeje Hamas/Izrael dhe burri i së cilës ende mbahet në Gaza foli në tubimin e Tel Avivit, duke i bërë thirrje Netanyahut të lirojë pengjet.

“Kthejini ata!” tha ajo.

Gruaja i bëri thirrje kryeministrit që t’i japë ekipit negociator izraelit mundësinë për të negociuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në këmbim të një armëpushimi në Rripin e Gazës dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

“Mos u ktheni pa marrëveshje, sillni të dashurit tanë”, tha ajo. Sipas agjencisë izraelite të lajmeve ynet, ish-kreu i inteligjencës ushtarake, Amos Malka, i bëri thirrje Netanyahut të japë dorëheqjen.

“Qeveria po sakrifikon pengje, po izolon Izraelin dhe po forcon Hamasin”, tha ai në një demonstratë në Cezare.

Kundërshtarët e qeverisë po planifikojnë demonstrata të mëdha në Jerusalem duke filluar nga nesër e diel dhe në ditët në vijim.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button