Mickovski- Mitsotakis: Kanë ikur kohët e politikanëve që poshtërohen
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Ministrit të Jashtëm grek, Georgers Gerapetritis dhe homologut Kyriakos Mitsotakis.
Për Mitckoskin, maqedonasit janë mësuar me poshtërim dhe ofendim, por në fund ne fitojmë gjithmonë, thekson ai.
“Jam mësuar me poshtërimin dhe ofendimin, kështu ka qenë gjithë jetën, por në një farë mënyre fitoj gjithmonë në fund. Do të shohim se si do të shkojë në këtë rast. Më vjen keq që nuk shohin një ndryshim politikash këtu. Në vendin tonë, në qeverinë e Maqedonisë, kanë kaluar kohët e politikanëve me shpinë të përthyer, të politikanëve që poshtërohen, të politikanëve që janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo gjë, por jo për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Maqedonisë” përfundoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mitckoski.
Huazuar nga Lapsi.al