Meta në SPAK, gazetari: Prokuroria ka prova të reja për CEZ-DIA

Share

Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se SPAK ka prova të reja për ish-presidentin Ilir Meta lidhur me çështjet CEZ-DIA për  të cilën është thirrur 2 herë në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas tij, ndryshe nga Berisha, Meta ka vendosur të përballet me drejtësinë duke u paraqitur në SPAK sa herë ta thërrasin.

“Në fjalën e tij për mediat para se të hynte në SPAK dhe pasi doli prej andej, Meta e cilëson telenovelë e gjykuar 2 herë çështjen CEZ-DIA. Kjo që thotë Meta bie automatikisht; në drejtësi një çështje e gjykuar nuk rihapet nëse nuk ka prova të reja.

SPAK praktikisht e ka rihapur këtë çështjeje se ka dëshmi ose prova të reja. E dyta, Meta bën një diferencë me Berishën ë këtë rast, ndryshe nga Berisha ka vendosur të paraqitet në SPAK sa herë të thirret. Ka vendosur të përballet me drejtësinë”, tha gazetari në një intervistë televizive.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button