Aktualitet dhe Lajme

Meta e nis ditën me citate: Ja pse s’duhet pasur frikë nga vdekja! Na ka zënë halli me mashtruesit…

Share

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka shpërndarë një thënie të shkrimtarit Dritëro Agolli pak orë para protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë.

“Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi Dritëro Agolli”, shkruhet në thënien e shpërndarë.

Meta shprehet se “Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vargje të përjetshme”, duke shtuar se “një agim i ri po lind”.

“Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë. Por një Agim i Ri ☀️ po lind i dashur Avokat, si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfellow te poema e tij kushtuar Skëndërbeut! 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me “proletarët e gjithë botës”! Iku Internacionalja e mashtruesve avokat! Iku sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki! ✌????????”, shkroi Meta.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button