Aktualitet dhe Lajme
Meta dhe Kryemadhi kundërshtojnë masat e sigurisë
Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi, ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë. Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa kujtojmë se ajo po hetohet nën masën detyrimit për paraqitje.
Pas saj, edhe ish-presidenti Ilir Meta, e ka dorëzuar këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.
Avokati Genci Gjokutaj, ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg” do të bëjë edhe një kallëzim, për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës
Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.