PërditshmëriPersonalitete
Mësuesi i njohur Miftar Balliu
MIFTAR BALLIU
Nga fshatrat e Dibrës kanë dalë shumë arsimtar, që kanë punuar në të gjithë gjeografinë e Dibrës, dhe jashtë saj, sipas nevojave të vendit.
Nga Zona e Melanit ka dalur dhe një mësues me emër dhe histori në arsimin e Dibrës, edhe Myftar Balliu nga fshati Pjeçë e Krahinës së Melanit.
Myftari lindi në vitin 1947, në vitet fill pas çlirimit të vendit. Fëmijëria e tij si shumë bashkëfshatarët e tij, ishte e vështirë, me plotë skamje e varfëri, siç ishin të gjithë fshatrat në ato vite diktature.
Ai në fshatin Pjeçë ishte familje e madhe. Por si çdo i ri dhe Miftari kishte ëndërra dhe dëshira për jetën. Shkollën fillore e mbaroj në vendlindje, 8-vjeçaren në fshatin Grevë, fshat me tradita e histori. Në vitin 1957 i doli bursa për të vazhduar studimet në Shkollën Pedagogjike 4-vjeçare në Shkodër. Por babai i tij u bë pengesë, duke dashur që Myftari të punoj, se gjendja ekonomike e tyre në ata vite ishte e vështirë. Miftari kishte pasion të madh për tu shkolluar, gjeti mënyrat në kundërshtim me babain e tij shkoj në shkollën 2-vjeçare, ku doli mësues. Startin e parë në karierën e tij si mësues e filloj në fshatin Katund i Ri në Luzni, një Krahinë e njohur në Dibër për zakone tradita e mençuri. Atje qëndroj 3-vjet, ku mori përvojë dhe eksperiencë në mësimëdhënie, gjithmonë në rrethanat e kohës. Pastaj, siç ishin politikat e kohës për arsimin, u transferua në shkollën e fshatit Cerjan, ku shumë kohë ka qenë mësues dhe Shefki Bajraktari nga Pocesti i Maqellarës. Në Cerjan qëndroj 4-vite. Në atë kohë u martua. Pasi krijoj familje, ai u transferua në fshatin e lindjes në Pjeçë, ku jepte mësim fëmijëve të bashkëfshatarëve të tij. Pastaj më vonë, ai mbaron shërbimin ushtarak në Fier.
Pas ushtrisë, përsëri e dërgojnë mësues në Katund të ri.Në atë kohë kur ai ishte mësues, ishte shumë e zhvilluar lufta klasore, që dëmtonte intelektualët e atyre viteve, duke qenë në lidhje dhe komunikime me shtresa popullore që shiheshin si armiq për Partinë e Kohës, dhe mbështetës të Partisë.Në këto rrethana iu godit dhe shifeshte si njeri si mësues me biografi jo të lakmushme nga Partia e kohës. Ai luftohej nga gruaja e tij nga vinte me probleme biografie. Në këto rrethana të vështira mbijetese, Partia e kohës për të mos e hequr fare nga arsimi, e dërgonin në zona të thella të Dibrës.
Miftarin e dërgojnë në fshatin e thellë të Kacnisë në Zonën e Selishtës, për një periudhë 5-vjeçare. Me gjithë për- ndjekjes që ju bë, ai kurrë nuk u përulë, përkundrazi punoj me ndërgjegje e përkushtim të lartë në mësimëdhënie dhe me sjellje të mirë në ambjentin ku jetonte dhe komunikonte me të tjerët. Për arsyje shëndetësore Myftarin e transferojnë në shkollën 9-vjeçare në Melan. Ardhja e demokracisë e gjet në shkollën e Melanit. Në ditët e demokracisë ndoshta të brishtë, ai u çlirua nga një barë e keqe nga ajo e luftës klasore, duke i dhënë një frymëmarjemë të madhe në sferat e jetës.
Myftari në ata rrethana lirie,u aktivizua, duke qenë faktorë dhe në politikë. Ka marë pjesë në Këshillin e Komunës Melan, duke qenë shumë aktiv në vendimarje, në shkollë dhe në rrethana shoqërore. Ai para dy vitesh 2020 fatëkeqësisht u nda nga jeta, ku prehet në perandorinë e vareve të fshatit të tij. Ai la në trashigim djemtë Sajmirin, Agroni, Roberti, Shkëlzeni dhe vajza Mandarina, Rudina.. Miftari si mësues ishte tenperament dhe shumë vizionar në mendimet për ecurinë jetësore, me gjithë pengesat në retrospektiv të jetës së tij me ngrirjet dhe shkrirjet e kohës, ai qëndroj dhe nuk u përul nga sulmet e kuintave e prapavijave politike njerëzore të kohës. Ngelet mësues me emër dhe me kontribute në vite në arsimin e Melanit dhe të Dibrës.
Gjatë viteve të demokracisë e shtoj influencën dhe autoritetin e tij si mësues dhe aktivist shoqëror. Gjatë gjithë jetës së tij ka transmetua pozitivitet, në evulicionin jetësor. Ai sot është një vlerë në historinë e arsimit në Dibër. Për punën e tij të gjatë në arsim është vlerësuar me mirnjohje nga autoritetet e arsimit të kohës në Dibër, sidomos në periudhën e demokracisë, që ja hoqi prangat e shpirtit. Fëmijët e tij sot janë në Tiranë Itali, ku punojnë e jetojnë me ndershmëri e dinjitet të lartë njerëzor. Ai ngelet një vlerë e shtuar e Dibrës pa kufi.
Huazuar nga libri “ME DIBRANET E SHQUAR NDER VITE” te autorit te njohur dibfran Aqif Ademi