Mes tensioneve e debateve mbyllet seanca plenare, ja ligjet që u miratuan sot
Është mbyllur seanca në Kuvend, ndërsa u miratuan edhe të gjitha ligjet që ishin në rendin e ditës.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork, në datën 10.12.2008” është miratuar më 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”, është miratuar me 72 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Projektvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Andrea Mano, nënkomisoni i medias, është miratuar me 71 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.