Aktualitet dhe Lajme

‘Meloni në Shëngjin do japë mesazhe suksesi’/ Meçe: Marrëveshja për emigrantët, pozitive

Share

Analisti Arben Meçe thotë se marrëveshja me Italinë për emigrantët, është pozitive dhe do të ketë sukses.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Meçe u shpreh se në Itali, ka pasur një reagim pozitiv në lidhje me marrëveshjen dhe është pritur mjaft mirë edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Meçe shtoi se kryeministrja italiane do të japë mesazhe suksesi në vizitën e saj në Shqipëri.

“Efektet e saj tashmë janë të qarta. Fakti që opozita në Itali po reagon ashpër, do thotë që ka sukses. Fakti që kuotat politike të Melonit janë rritur, kontributi i kësaj marrëveshjeje është për t’u evidentuar. Është marrëveshje pozitive për Italinë.

Ekzektimi i saj është i padebatueshëm, suksesi i saj është i padiskutueshëm. Në ambientin italian reagimi është pozitiv, reagimi i komunitetit evropian. Marrëveshja Rama-Meloni është bërë precedent pozitiv i pranuar nga komuniteti evropian. Është vlerësuar si marrëveshje pozitive. Kjo marrëveshje, nuk është drejtpëdrejt në funksion të Italisë.

Komuniteti italian dhe shqiptar janë integruar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ardhja e Melonit është procedurë normale, do japë mesazhe suksesi. Do të shprehë vendosmërinë dhe suksesin e marrëveshjes. Kur kjo marrëveshje do të futet në kaudrin e marrëveshjeve tipike që do të rekomandohet nga komuniteti evropian.”, theksoi ai./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button