“Më vranë mikun tim avokat”/ Kara: Njeri shumë profesionist, zbardhja ngjarjes…!
Avokati Romeo Kara, në “Breking” me Dafina Hysën, foli për vrasjen e një mikut të tij avokat.
Referuar rastit më të fundit, atë të dhunimit rëndë të avokatit Sokol Mëngjesit, kara riktheu në vëmendje një ngjarje të shumë viteve më parë.
Avokati u shpreh se vdekja e mikut të tij avokat të tij mbetet ende e pazbardhur.
“Po rikthej një ngjarje, që ka ndodhur me një mikun tim. Para shumë vitesh është vrarë një gjykatës dhe nuk është zbardhur, një ish-kryetar gjykate. E kam pasur shumë mik, e kam pas respektuar shumë këtë person të aftë.
Kam qëndruar pranë tij për të mësuar në vitin 1999. Ja ku jemi sot, prap një avokat i nderuar, pavarësisht se kë ka klient nuk e gjykoj, ndodhet në këtë gjendje. Ka shumë të drejtë Dhoma e Avokatisë”, u shpreh Kara./m.j
Huazuar nga Javanews.al