Aktualitet dhe Lajme
“Më prit” nga Vesa dhe Romeo, ish-banorja e ‘BB’ zbulon publikimin e këngës
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/04/po-rikthehem-ne-shtepine-time-te-dyte-vesa-smolica-banorja-me-e-re-e-big-brother-vip-750x422-1.jpg)
Ish-konkurrentja e ‘BBV3’, Vesa Smolica gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, së bashku me Romeon relizuan tekstin e këngës ‘Më Prit’ e cila do të publikohet së shpejti.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa i dërgoi një mesazh Romeos teksa e informoi lidhur me këngën teksa i tha: “Më Prit’ që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej.”
Pas marrjes së këtij mesazhi, Romeo i kërkoi publikimin e saj përpara përfundimit të formatit e ndërsa mbrëmjen e djeshme, Vesa ka bërë me dije një detaj të rëndësishëm të projektit.
“O zot çfarë kënge është, publikohet në maj!”–shprehet Vesa.