Aktualitet dhe Lajme

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur/ RENEA zbarkon në Policinë e Tiranës Safet Bajrin (VIDEO)

Share

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, RENEA zbarkon në Policinë e Tiranës, të fortin e Shkodrës, Safet Bajrin

Policia dhe forcat speciale RENEA kanë kryer sot shoqërimin drejt Tiranës të Safet Bajrit njeriut të përmendur për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Bajri sapo ka zbarkuar në ambientet e policisë së Tiranës ku dhe do të merret në pyetje për dyshimet e prokurorëve.

Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës.

Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Mbrojtja nuk konfirmon tu jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Bajri është transportuar drejt Tiranës i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

Huazuar nga Albeu.com

Back to top button