“Më pëlqejnë djemtë…”/ La Londrën për të gjetur partner shqiptar në televizion, njihuni me konkurrenten 24-vjeçare
Tre konkurrentë të rinj u prezantuan dje në episodin e dytë të “Për’puthen”.
E para është Rebeka, 24 vjeç. Një bionde simpatike me sy blu, zbuloi se ka jetuar jashtë Shqipërisë, konkretisht në Angli dhe Itali.
“5 vitet e fundit kam jetuar në Angli, por jam lindur dhe rritur në Itali”, tha ajo, duke shtuar se ka ardhur në emisionin e dashurisë pasi:
“Më pëlqejnë çunat shqiptar, mirëkuptohem më mirë. Dinë se si jam rritur, kulturën dhe më pëlqen”.
Ndërkohë e reja tregoi edhe një ngjarje që i ka ndodhur në disa takime me djemtë, por që nuk i pëlqen aspak.
“Mua më pëlqen siguria te një djalë. Disa herë më ka ndodhur që ditën e dytë që unë flas me një çun, ai fillon direkt dhe më merr 10 herë në telefon për shembull. Do të dijë ku jam, ça po bëj, me kë jam, direk pa u njohur, pa pasur asnjë marrëdhënie, më duket e tepërt”, ka shtuar Rebeka.
Konkurrentja ka zbuluar se i pëlqejnë djemtë protektivë dhe bujarë, por nga ana tjetër nuk pëlqen djemtë pasivo-agresiv, arrogancën dhe kritikën e tepruar.