Aktualitet dhe Lajme

‘Më mirë shpullën sesa plumbin nga armiku’ Meta zbulon kush e mësoi të hipë në paralele, të mbërthejë e zbërthejë automatikun 56, brenda 56 sekondash

Share

Kryetari i Partisë së Lirisë takoi sot profesorin e tij të ‘Sami Frashërit’ Edmond Gegën ku dhe kujtuan kohët e vjetra kur ai ishte gjimnazist dhe falë profesorit dhe disiplinës së tij  shkolla shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada.

Meta zbulon dhe se nga kush e ka pasionin për të hipur në paralele

“Të gjithë ata që nuk janë dakord që unë të hipi në paralele duhet ta dijnë se fajin e ka profesor Mondi.  Ky më ka mësuar dhe edukuar si të hipi e ekzekutoj në paralele e më thotë ke vend akoma për përmirësime”

Gjithashtu ndau dhe një histori me profesorin që I kishte mësuar të zbërdhente dhe mbërthente automatikun 56 brenda 56 sekondash.

“Profesor Mondi na mësoi si ta mbërthemin e zbërdhenim automatikun model 56 për 56 sekonda. Një second më shumë haje shpullën e na thoshte: Më mirë shpullën nga profesori sesa plumbi nga armiku. Faleminderit professor se shpullat e tua na kanë bërë më të mirë” thotë Meta




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button